close

Marrëveshja për Bashkëprodhimet Filmike midis Bullgarisë dhe Kosovës

Më 21 tetor 2024, Bullgaria dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur dhe rregulluar bashkëprodhimet filmike mes dy vendeve. Marrëveshja synon të promovojë krijimtarinë filmike ndërkombëtare, duke u siguruar bashkëproducentëve të dy palëve përfitime dhe trajtim të barabartë me industrinë vendase. Ajo përcakton kriteret për miratimin e bashkëprodhimeve, përfshirë kontributin financiar, teknik dhe krijues, si dhe kushtet për ndarjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Për më tepër, marrëveshja lehtëson procesin e hyrjes dhe përdorimit të pajisjeve filmike dhe burimeve njerëzore.

 

Për detaje të tjera, lexoni marrëveshjen e plotë ne link.

Partnerët tanë