close

PRIFEST - FESTIVALI I FILMIT NDËRKOMBËTAR NË PRISHTINË

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në shtetin më të ri në Ballkan, në Kosovë, gjegjësisht në kryeqytetin e saj Prishtinë.

I themeluar në vitin 2008, sivjet organizon edicionin e tij të 9-të. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është ngjarja më e rëndësishme e filmit që organizohet në Kosovë. Njëra ndër mikeshat më të dashura të festivalit është Vanessa Redrgave. Në edicionin e parë ajo e ka përkrahur festivalin me duke marrë pjesë e duke udhëheqë ceremoninë e hapjes. Ajo është Presidente e Bordit të Nderit në Festival dhe vazhdon ta përkrahë festivalin duke e promovuar në organizime të ndryshme ndërkombëtare.

Image

Festivali përbëhet nga 4 programe garuese të filmave: Programi i filmave Evropian, Programi i filmave të Balkanit( siç njihet edhe si Honey and Blood), Programi i filmave të Metrazhit të Mesëm(Middle-length që konsiderohen filmat të gjatë nga 25-60 minuta) dhe që nga ky vit, programi i filmave dokumentarë – PriDocs i shtohet programeve garuese në festival. Ky i fundit promovon dokumentarët nga vende të ndryshme të botës të cilët shtjellojnë tema që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe ambientit. Të gjitha programet e përmendura më sipër janë pranojnë filma nga e gjithë bota. PriFest poashtu ka programe jo-garuese, si programi Fokus - i cili promovon kinematografinë e një shteti ose një regjisori specifik - dhe programi Let It Be – i cili vjen si rezultat i bashkëpunimit me OUTFEST LA, festival i filmit që trajton tema të komunitetit LGBTI. Ky program synon të rris nivelin e ndërgjegjësimit për çështje të komunitetit LGBTI dhe të promovojë tolerancë ndaj tyre në Kosovë, duke ofruar informata dhe pasqyrë më të thellë të komunitetit, nëpërmjet kinemasë dhe filmave të metrazhit të gjatë. Festivali është i nderuar të ketë krijuesit e programit të Outfest LA si kuratorë të këti programi. I fundit e poaq i rëndësishëm është programi Special Screenings i cili promovon filmat fitues të festivaleve prestigjioze si Cannes, Berlinale, Toronto, Venedikut ose fitues të çmimeve Oscar, duke i dhënë kështu audiencës Kosovare një mundësi unike për të shikuar filma të veçantë artistik e eksperimental prej vendeve të ndryshme të botës.

Prioritet i programit zbavitës muzikor PriFest Afters është zgjedhja artistëve më të mirë vendor e ndërkombëtar të muzikës elektronike, si dhe bendet e rokut alternativ. Ju do të keni mundësi që t’i kaloni netët verore me shoqëri të mirë, në kafiteritë dhe klubet më të mira të kryeqytetit. Nëse jeni në disponim për aventura mund t’i bashkangjiteni ekskurzioneve të organizuara në nga PriFesti, udhëtime të cilat përfshijnë shetitjen rreth e rreth Kosovës. Nëpërmjet këti programi mund t’i shihni bukuritë natyrore të Kosovës dhe monumentet historike e kulturore vendore, si dhe ta shijoni ushqimin tradicional shqiptar.

Image

Në vitin 2015, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë e përjetoi një ndërprerje në formë të reduktimit drastik të financimit nga ana e Ministrit të atëhershëm të Kulturës. Kjo e detyroi menaxhmentin e PriFest që të merr vendimin për te rrebeluar e protestuar duke e çuar festivalin në Tiranë, Shqipëri, për ta mbajtur një edicion të veçantë, në ekzil, pa bugjet. Jehona e këti veprimi u përhap shumë, duke rezultuar në mbështetje të gjërë për festivalin nga industria rajonale, evropiane e botërore e filmit.
PriFest u rikthye në shtëpinë e vet vitin e kaluar me një edicion shumë të fuqishëm, duke u zgjeruar në shumë aspekte. Normalisht, këtë vit ne nuk planifikojmë të bëjmë më pak, e prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj që ta dëshmojmë edhe njëherë rëndësinë e këti festivali, sa i përket zhvillimit të industrisë filmike dhe mbështetjes së talentëve të rinj në një shtet të vogël si Kosova.

Për më shumë klikoni këtu 

Partnerët tanë