close

SHTYHET AFATI PËR SUBVENCIONIMIN E PROJEKTEVE FILMIKE

Qendra Kinematografike e Kosovës, në bazë të nenit 14 të Ligjit Nr. 08/L-202 për Kinematografinë dhe Rregullores (MKRS) Nr. 02/2023 për konkurset dhe mbështetjen financiare të veprave filmike dhe audio-vizuale merr vendim për shtyrjen e afatit të Konkursit për projekte filmike.

Përmes këtij njoftimi, Qendra Kinematografike e Kosovës, ju njofton se pas shumë kërkesave shtyhet afati i konkursit për subvencionimin e projekteve filmike për këto kategori:

1.1. Zhvillim projekti për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar dhe të animuar);

1.2. Zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë (artistik dhe te animuar);

1.3. Film i metrazhit të gjatë - debutues (mbi 60 minuta);

1.4. Film i metrazhit të shkurtër të animuar (nën 30 minuta);

1.5. Film i metrazhit të shkurtër dokumentar (nën 30 minuta);

1.6. Film i metrazhit të shkurter artistik (nen 30 minuta);

1.7. Postproduksion për film të metrazhit të gjatë - artistik (mbi 60 minuta);

1.8. Bashkëprodhim minoritar për film të metrazhit të gjatë: Artistik, Dokumentar, Të animuar;

1.9. Film të metrazhit të gjatë (mbi 60 minuta) - Film i animuar;

1.10. Film të metrazhit të gjatë (mbi 60 minuta) - Film dokumentar;

1.11. Film të metrazhit te gjatë (mbi 60 minuta) - Film artistik;

1.12. Film studentor i metrazhit të shkurtër.

Konkursi i hapur nga data 20.12.2023 do të jetë i hapur deri me datën 16.02.2024.

Partnerët tanë