close

Projektet e përzgjedhura të Konkursit 2023 - 2024

Pas një procesi disa mujor të shqyrtimit dhe përzgjedhjes nga një volum prej 134 projektesh aplikuese, numër krahasimisht më i madh nga vitet e kaluara, Qendra Kinematografike të Kosovës shpallë rezultatet e konkursit të hapur me 12.12.2023. 

Numrin e saktë të projekteve aplikuese për kategori në këtë konkurs gjeni në listë me poshtë:

1. Për film të metrazhit të gjatë artistik (mbi 60 min) - 14 projekte

2. Për film të metrazhit të gjatë dokumentar (mbi 60 min) - 9 projekte

3. Për film të metrazhit të shkurtë dokumentar (nën 30min) - 9 projekte

4. Për film të metrazhit të shkurtër të animuar (nën 30 min) - 7 projekte

5. Për film të metrazhit të shkurtë artistik (nën 30 min) - 31 projekte

6. Për film të metrazhit të gjatë të regjisorëve debutant (mbi 60 min) - 5 projekte

7. Për zhvillim skenari të metrazhit të gjatë ( artistik & animuar) - 25 projekte

8. Për zhvillim projekti të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) - 4 projekte

9. Për film të metrazhit të gjatë artistik - koproduksion minor (mbi 60 min) - 12 projekte

10. Për post-produksion për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar - 9 projekte.

11. Për film të metrazhit të shkurtë artistik studentor - 9 projekte

Ndërsa listën e projekteve të përzgjedhura për kategori gjeni tek njoftimet zyrtare në këtë link.

Sipas Rregullores për Konkurset dhe Mbështetjen Financiare të Veprave Filmike dhe Audiovizuele (02/2023), të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave në QKK ka 8 ditë nga dita a shpalljes së rezultateve.

Partnerët tanë