close

AFTWERWAR I REGJISORES BIRGITTE STÆRMOSE ME PREMIERË BOTËRORE NË BERLINALE 2024!

Berlinale ka shpallur programin e plotë për edicionin e 74-të që do të mbahet nga datat 15-24 shkurt, 2024! Kemi kënaqësinë që në mesin e filmave të përzgjedhur të shohim edhe filmin AFTERWAR të regjisores Birgitte Stærmose, i cili do ta ketë premierën botërore si pjesë e programit PANORAMA ku janë gjithsej 31 filma, përfshirë një seri dhe 25 premiera botërore.

Me producente Lise Lense-Møller dhe bashkëproducentë Visar Arifaj, Fredrik Lange, Misha Jaari dhe Mark Lwoff, AFTERWAR është testament kinematografik i pasojave afatgjata të luftës, i bashkëkrijuar për një periudhë 15-vjeçare. Duke e kombinuar realizmin e paprekur e performancën e vënë në skenë, filmi është meditim për pasojat afatgjata të luftës –  i krijuar gjatë një periudhe 15 vjeçare.

Regjisorja daneze e filmit, Birgitte Stærmose, e ishte nisur incizimin e një filmi të shkurtër me një grup fëmijësh në Kosovë para 15 vjetëve. Fëmijët po shisnin kikirikë e cigare në rrugët e Prishtinës për të mbijetuar pas luftës. Të njëjtët fëmijë bëhen burra para syve tanë, përderisa përpjekja për mbijetesë bëhet përpjekje për një të ardhme. Në një bashkëkrijim me kastën Gëzim Kelmendi, Xhevahire Abdullahu, Shpresim Azemi, Besnik Hyseni dhe Luan Jaha, regjisorja Stærmose ka krijuar një film mahnitës në rrafshin kinematografik e mbërthyes në rrafshin emocional, dhe një portret kolektiv të një gjenerate të tërë të të mbijetuarve, i cili menjëherë tërheq paralele me të gjithë fëmijët e kapur nga luftërat sot.

Birgitte Stærmose është shprehur se “Gjatë 15 vjetëve që i kam njohur dhe kam punuar me Xhevahiren, Gëzimin, Shpresimin dhe Besnikun, kam qenë dëshmitare e efekteve afatgjata të luftës në jetën e tyre. Kur takojmë njerëz që vuajnë më shumë se ne, shpesh e përdorim keqardhjen për ta tejkaluar parehatinë tonë. Nëse na vjen keq për një person tjetër, na duket se e kemi kryer tonën. Doja të bëja një film që nuk e lejon këtë reagim dhe, në vend të tij, që krijon një hapësirë të parehatshme për shikuesin. Një hapësirë ku ju jeni të pasigurt dhe të ballafaquar me pasivitetin tuaj. Unë jam ndryshuar thellësisht nga puna me kastën, dhe në mënyrë të ngjashme, do të doja që audienca të dilte nga kinemaja pa mundur që t’i harrojë fatet e tyre.”

Filmi është prodhuar nga “Magic Hour Films”, në bashkëprodhim me “Kabineti” nga Kosova, “Vilda Bomben Film” nga Suedia dhe “Bufo” nga Finlanda, me përkrahjen e Institutit Danez të Filmit, Qendrës Kinematografike të Kosovës, Institutit Suedez të Filmit, Fondacionit Finlandez të Filmit, AVEK, Yle dhe Fondacionit “Fritt Ord”.

Pjesë e ekipit janë edhe kasta e aktorëve:
Besnik Hyseni
Gëzim Kelmendi
Leotrim Krasniqi
Shpëtim Krasniqi
Florim Krasniqi
Valon Selimi
Molika Maxhuni
Afrim Muçaj

dhe kasta shtesë:
Sadije Abdullahu
Lirije Abdullahu
Avni Berisha
Erlana Gavazi
Elsa Kamberi
Ariani Kelmendi
Shkëlqim Krasniqi
Vigjilencë Islami

Zërimi: Pëllumb Ballata

Producent i Kastës:
Gazmend Bajri

Production Manager:
Fis Cahani

Asistente e parë e Regjisë:
Mjellma Istrefi


 

Partnerët tanë