close

DOKUFEST ME DY PREMIERA FILMIKE TË MBËSHTETURA NGA QKK

Filmi “Hana e Re” dhe filmi “Prishtinë 2002” do të kenë Premierën Kombëtare ne Edicionin e 22 të Dokufest.

Filmi "Hana e re" është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, te cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbuojnë të vërteta për njëra tjetren.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Ne rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është gjithashtu në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Në rolet kryesore janë: Hana Limani dhe Rrezarta Haziraj.

Edicioni i 22-të i DokuFest do të mbahet me 4-12 gusht, 2023.

Partnerët tanë