close

MBAHET ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E RRJETIT SEE – MBËSHTETET PROJEKTI I ANTONETA KASTRATIT

Në kuadër të edicionit të 63-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik të Greqisë, është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Qendrave të Filmit të Evropës Juglindore, e cila organizohet në baza vjetore.

Asambleja ka mbledhur përfaqësues të kinematografisë nga vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Qipron, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Romaninë dhe Bullgarinë.

“I gëzohemi kohezionit dhe bashkëpunimit të deritashëm, por duam që tash e tutje të reflektojmë në drejtim të zgjerimit të rrjetit dhe diversifikimit të mënyrave të mbështetjes për filmin”, tha ndër të tjera drejtuesi Çitaku, me rastin e pres konferences së përbashket ku u publikuan edhe projektet që fituan mbështetjen e rrjetit këtë vit.

Në mesin e projekteve filmike të cilat do të mbështeten financiarisht nga Rrjeti Kinematografik i Evropës Juglindore, është filmi kosovar “Kthimi në mal” nga regjisorja Antoneta Kastrati.

Ndër të tjera, Rrjeti synon krijimin e një hapësire e cila rritë bashkëpunimin dhe larmishmërinë në prodhimet kinematografike të vendeve të Evropës Juglindore.

Partnerët tanë