“Shpija”, filmi më i mirë i shkurtër në gjuhën shqipe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë
Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, të mbajtur përgjatë datave 24-30 shtator 2022, filmi i animuar kosovar i metrazhit të shkurtër “Shpija”, me regji të Flaka Kokollit, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër në gjuhën shqipe”.
“Ndihem jashtëzakonisht falenderuese për çmimin 'Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër në gjuhën shqipe' në FNFT", është shprehur regjisorja Kokolli.
“Shpija” rrëfen për ngujimin fizik apo imagjinar dhe vështirësitë nga shkëputja e objekteve, apo e dukurive të vjetra.
Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, përmes subvencionimit të projekteve filmike në vitin 2020.