Përmbyllet edicioni i 14-të i festivalit PriFest, i cili për gjashtë ditë radhazi ka shfaqur në ekranet e Prishtinës filma vendor dhe ndërkombëtar.
PriFest në këtë edicion ka ndarë këto çmime:
Filmi më i mirë i shkurtër – “Poli i Veriut” nga Marija Apcevska (NMK)
Përmendje e veçantë – “Në Vancouver” nga Artemis Anastasiadou (GRE)
Pridox më i mirë – “Eja në kohë” nga (UK, SHBA)
Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm – “Këmbanat e lopes” nga Charles HABIB-DROUOT (BEL, FRA)
Filmi më i mirë nga juria e Medias – “Klondike” nga Maryna Gorbach Er (UKR, TUR)
Filmi më i mirë global – “Klondike” nga Maryna Gorbach Er (UKR, TUR)
Konkursi i filmave ballkanik - Përmendje e veçantë - “Heronjtë e klasës punëtore” nga (SER)
Aktori dhe aktorja më e mirë - Rina Krasniqi për rolet e Luanës dhe Xhekut te “Virgjëresha shqiptare”
Regjisorja më e mirë - Kaltrina Krasniqi për filmin “Vera andrron detin” (KOS, ALB)
Filmi më i mirë ballkanik “Vjosa Berisha” – “Virgjëresha shqiptare” nga Bujar Alimani, prodhuar nga Anita Elsani (ALB, GER, BEL, KOS).
Festivali është mbajtur përgjatë datave 20-25 shtator 2022 dhe edicioni i sivjetmë i është kushtuar Vjosa Berishës, ish drejtoreshës tanimë të ndjerë të festivalit.