close

Ndahet nga jeta producentja kosovare, dhe drejtoresha e PRIFEST-it Vjosa Berisha

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen e hershme nga jeta të koleges, producentes, bashkëthemelueses dhe drejtoreshës së Prifestit, Vjosa Berisha.

Vjosa ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën dhe kinematografinë kosovare përgjatë më shumë se dy dekadave pune të parreshtur. Ikja e saj e hershme do të lë zbraztirë shumë të madhe në komunitetin tonë, dhe publikun mbarë.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes Berisha dhe Istrefi dhe të gjithë kolegëve.

Partnerët tanë