close

QKK-ja hapë konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2021

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:

 

konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;

konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;

konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;

konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;

konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik;

dhe konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

 

Afati i fundit për të aplikuar mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.

 

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

 

Për më shumë informata vizitoni seksionin e konkursit në webfaqen e QKK-së

duke klikuar KËTU.

Partnerët tanë