close

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtë ‘Koagulim’

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër artistik Koagulim me skenar dhe regji nga Noar Sahiti, dhe producente Mrinë Godanca.

Rrëfimi shpaloset në prag të ndërrimit të shekullit dhe përcjell rrugëtimin e Shendit, një djaloshi 9 vjeçar i cili duhet t'i nënshtrohet testit të ADN-së për ta përcaktuar atësinë e kontestuar.

Në rolet kryesore luajnë Yll Bytyçi, Adriana Matoshi dhe Dukagjin Podrimaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Armadale Landing dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Rrjeti i Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore (SEE Cinema Network).

Partnerët tanë