close

Thirrje për aplikim në programin "EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM"

Thirrje për aplikim në programin "EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM" që prezanton regjisore të suksesshme nga Evropa me filmat e tyre në Festivalin e Sidneit - 2021. Programi realizohet si partneritet në mes Sydney Film Festival dhe European Film Promotion.

Kriteret:
* regjisore grua
* film i metrazhit të gjatë (përfshirë filmin dokumentarë)
* vitet e prodhimit 2021 ose 2020
* duhet të jetë Premierë Australiane
* mbajtësi i të drejtave (agjenti i shitjes / producenti) konfirmon disponueshmërinë e filmit për Festivalin e Filmit në Sidnei dhe ofron materiale botuese.
* mbajtësi i të drejtave konfirmon disponueshmërinë e filmit për t'u shfaqur edhe në acmi-n e Melburnit (nëse filmi përzgjidhet edhe për acmi-n).

Aplikoni deri me datën 2 mars, 2021. Na shkruani në [email protected] për informata shtesë.

Partnerët tanë