close

Kosova prezentohet në marketin e festivalit të filmit të animuar ANNECY FESTIVAL në Francë

Me bashkëpunimin e Anibar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë shteti i Kosovës do të prezentohet në Annecy International Animation Festival që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Europë dhe që mbahet në Annecy të Francës. 

Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar ndërkombëtarisht dhe rrjetëzimi i filmbërësive Kosovar me industrinë e animacionit. Shtandi në marketin e festivalit do të jetë aktiv nga 13 deri me 16 qershor gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur kosovar, studiot e animimit, dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.

Partnerët tanë