close

Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë në Mostra de Valencia

Aktorja kosovare Adriana Matoshi fitoi çmimin e aktores më të mirë (best female performance) në festivalin spanjoll - Mostra de Valencia për rolin e Lumes në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati. Përveç tek “Zana”, Adriana luan në rrolet kryesore tek shumë prej filmave më të rëndësishëm kosovar të viteve të fundit si: “Shpia e Agës”, “Nëntor i Ftohtë”, “Martesa”, “T’padashtun”, “Gardhi”, “Babai”, “Kthimi” etj.

Karakteri i Lumes të cilin e luan Adriana tek “Zana”, është një grua e re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj traumatike e kohës së luftës. Pas premierës në Toronto vitin e kaluar, ‘Zana’ kishte një rrugëtim të suksesshëm në festivale botërore.

Linku zyrtar i festivalit:

https://www.lavanguardia.com/vida/20201030/4981601187/la-pelicula-italiana-favolacce-palmera-dor-de-la-35-mostra-de-valencia.html?fbclid=IwAR3o3vtOcFr_dc1Mdec9C-H459YMf-_pnXmTLgQOQDmrNjmxvVhsXfFBGtM

Partnerët tanë