close

Thirrje për nominim të aktorëve për EFP Shooting Stars - Berlinale 2021

EUROPEAN SHOOTING STARS organizohet nga EFP (European Film Promotion) dhe është program i cili promovon aktorë të rinj premtues nga e gjithë Evropa, duke i sjellë në qendër të vëmendjes evropiane. Për 20 vite me radhë, Shooting Stars ka qenë hapë shumë i rëndësishëm për fillimin e karrierës ndërkombëtare të shumë aktorëve evropian të suksesshëm.

Afati për dërgimin e nominimeve është 30 tetori. Nominimet të dërgohen në [email protected]

Kriteret për nominimin e aktoreve / aktorëve:  

• të ketë potencial për të punuar ndërkombëtarisht. I nominuari duhet të ketë përvojë në vendin e saj/tij por duhet të jetë prurje për skenën ndërkombëtare të filmit

• të ketë një rol kryesor në filmin me metrazh të gjatë ose serialin dramatik të nivelit të lartë (për shfaqje ndërkombëtare) për të cilin aktori është nominuar. Filmi i lidhur me nominimin ka pasur Premierën e tij Botërore në një festival ose në një lansim kombëtar nga marsi i vitit 2020 e tutje; ose është një prodhim i ardhshëm ose Work-in-Progress, që do të dalë gjatë 2021. Ideale do të ishte nëse filmi është një prodhim i ri, duke u përgatitur për festivalet e ardhshme (dmth. Berlinale ose të tjera). Kjo do të garantonte që filmi do të ishte një pjesë integrale e fushatës promovuese për Shooting Stars gjatë gjithë vitit, si dhe në Berlinale (fushatë promovimi në internet që zgjatë rreth një vit). Nëse aktori është nominuar me një serial dramatik, ose seriali duhet të jetë i ri (i vitit 2020) ose paraqitja e aktorit në serial duhet të jetë e vitit 2020. Ju lutemi mbani në mend se na duhet vido-material i mjaftueshëm për shqyrtimin e jurisë dhe për fushatën pasuese promovuese.

• të jetë mbi 16 vjeç Kufirin i kaluar i moshës (32 vjeç/e) është hequr, por këshillojmë që të mos emërojmë aktorë më të vjetër se rreth 45 për këtë vit tranzitor.

• aktorët të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të jenë në gjendje të shprehen rrjedhshëm në anglisht.

• të jetë fizikisht i disponueshëm gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (11-17 shkurt 2021) dhe të jetë virtualisht i disponueshëm para dhe pas festivalit (fushata promovuese).

• të jenë të gatshëm të marrin një rol aktiv në fushatën promovuese të Shooting Stars. Aktori / aktorja të nënshkruajë letrën e bashkangjitur të zotimit.

Partnerët tanë