close

QKK-ja hapë thirrjen për propozime për OSCAR!

Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2018 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2019 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.

 

Kushtet e aplikimit i gjeni më poshtë:

FOREIGN LANGUAGE FILM AWARD   — Rule Thirteen — fq.16:

https://www.oscars.org/sites/oscars/files/92aa_rules.pdf

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected]

Apo përmes postës:

Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga UÇK Nr. 273
10000 Prishtina
Kosova

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 shtator 2019.

Partnerët tanë