close

Formohet Komisioni i Vizionimit

Qendra Kinematografike e Kosovës, përkatësisht Këshilli Drejtues i QKK-së ka formuar Komisionin e Vizionimit, të cilët do të angazhohen në dhënien e lejës për shfaqje publike të të gjithë filmave që prodhohen në Kosovë. 

Në bazë të Ligjit për Kinematografi, neni 9, par. 9.1. dhe 9.2 Komisioni i Vizionimit ka të drejtë të jep leje për shfaqjen publike te filmit sipas kategorive, të cituar: 
”9.1. Për çdo film vendës apo të huaj që synohet të shfaqet publikisht, para se të ketë shfaqjen e parë në Kosovë, distributori, perkatësisht shfaqësi duhet të merr lejen për shfaqjen publike të filmit.
9.2. Lejen nga paragrafi i mësipërm, e jep Komisioni i Vizionimit i QKK.”

Anëtarët e Komisionit të Vizionimit të emëruar nga QKK janë: Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit DokuFest, Linda Gusia, sociologe, Imer Mushkolaj, publicist & aktor, Birol Urcan, regjisor, dhe një person ad-hoc, i cili caktohet nga QKK, i ndryshëm për secilin film.

Komisioni i Vizionimit pritet të luaj rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për publikun e të gjitha moshave si dhe parandalimin e shfaqjes së filmave që nxisin urrejtje etnike, raciale, religjioze etj.

Një vëmendje e veçantë kërkohet nga distributorët dhe festivalet e filmave në Kosovë të cilët duhet të respektojnë kategorizimin gjegjësisht të kërkojnë për filmat vendas pëlqim-lejen ndërsa për filmat e huaj të respektojnë kategorizimin nga vendi i origjinës apo nga distributori Ndërkombëtar.

Partnerët tanë