close

Premiera e filmit të gjatë artistik “PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR”

Premiera e filmit të gjatë artistik “PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit do të jetë më datën 29 mars 2019 (e premte), në kinemanë CINEPLEXX – Shkup, në ora 19:30.

Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.

Partnerët tanë