close

Thirrje për Aplikim - PITCH-i më i mirë 2019!

PriFilm Fest dhe PriFORUM kanë hapur aplikacionin për PITCH-in MË TË MIRË 2019 – BEST PITCH 2019 i cili është njëkohësisht cikël i trajnimeve për zhvillim dhe garë.

Të drejtë aplikimi kanë projektet për filmat e gjatë fiksion nga filmbërësit debutantë dhe ata me filma të dytë nga Ballkani, dhe të cilët janë në zhvillim të projektit.

Aplikoni për të pëfituar nga ekspertë të njohur të kompanive Europiane për Prezantim të Projekteve, Zhvillim Skenari; sesione të personalizuara me Mentorë për Financim dhe Koproduksion; takime me agjent të shitjes nga kompanite kryesore Europiane në Prishtina Rendezvous!

Prodhuesit, shpërndarësit, përfaqësuesit e tregjeve të filmit, kompanitë e shitjes, fondet filmike, profesionistët e filmit, prodhuesit e filmave nga Evropa dhe rajoni, si dhe përfaqësues të festivaleve të filmit priten të marrin pjesë në këtë ngjarje këtë vit në korrik.

Afati për aplikim është 20 maj 2019. Për të aplikuar klikoni në këtë link http://prifest.org/best-pitch/ ose na kontaktoni në [email protected].

Partnerët tanë