close

QKK me Javë të Filmit në Bujanoc

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqipëtar organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc nga data 10 deri më 15 dhjetor.

Gjatë javës do të shfaqen pesë filma të metrazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina; “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdojë me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 17:00 nën përkujdesjen e koordinatorit për kulturë pranë kabinetit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Nagip Taipi.

 

 

 
 
 
 

Partnerët tanë