close

"BUKURIA E GOMARIT" FITON DY ÇMIME NË SOLE LUNA DOC FILM FESTIVAL

Dokumentari "Bukuria e Gomarit", me regji nga Dea Gjinovci, është vlerësuar me dy çmime në Sole Luna Doc Film Festival 2026 në Palermo, Itali.

Filmi fitoi International Jury Award for Best Documentary dhe Audience Award, duke u nderuar njëkohësisht nga juria ndërkombëtare e festivalit dhe publiku.

Ky sukses i dyfishtë i shtohet rrugëtimit ndërkombëtar të filmit dhe konfirmon jehonën që ai po gjen në festivalet e filmit dokumentar.

Qendra Kinematografike e Kosovës mbështet këtë arritje dhe uron ekipin e filmit për këtë vlerësim të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Partnerët tanë