close

DUA ME PREMIERË RAJONALE NË SARAJEVO FILM FESTIVAL

Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival.

Pas premierës së tij botërore në La Semaine de la Critique në Festivalin e Filmit në Cannes, “DUA” vazhdon rrugëtimin e tij festivalor me përzgjedhjen në garën kryesore të një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore.

Një dramë coming-of-age, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike.

Producentë të filmit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).

Filmi është mbështetur nga Centre National du Cinema et de l’Image Animee (CNC), Office Federal de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF - Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Partnerët tanë