close

Aktori Kushtrim Hoxha shpërblehet me çmimin "Aktori më i mirë" në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll

Aktori Kushtrim Hoxha është shpërblyer me çmimin "Aktori më i mirë" në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll për rolin e tij kryesor në filmin ‘Nëntor i Ftohtë’.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” me regji te Ismet Sijarinas është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Image

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Image

 

Partnerët tanë