close

Parathirrje për Berlinale Preselection

Ftohen të gjithë filmbërësit kosovar të cilët kanë interes të aplikojnë në Berlin International Film Festival dhe të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga Berlinale, të dërgojnë filmin në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Filmbërësit duhet të kenë filmin e përfunduar apo të jenë në fazat e fundit të përfundimit dhe filmi duhet të jetë në formatin BluRay ose DCP.

Njëra nga kushtet kryesore është që filmi të mos jetë shfaqur asnjëherë deri më tani dhe që ka për qëllim premierën në Berlinale.

Thirrja vlen vetëm për filmat artistik dhe dokumentar të metrazhit të gjatë.

Rregullat i gjeni më poshtë:

- Competition program -

https://www.berlinale.de/en/das_festival/sektionen_sonderveranstaltungen/wettbewerb/index.html#wettbewerb_reglement

- Panorama -

https://www.berlinale.de/en/das_festival/sektionen_sonderveranstaltungen/panorama/index.html#panorama_reglement

- Forum -

https://www.berlinale.de/en/das_festival/sektionen_sonderveranstaltungen/forum/index.html#forum_reglement

 

Kohëzgjatja e filmit duhet të jetë minimum 70 minuta (60 minuta për Forum).

 

Luten të gjithë të interesuarit që plotësojnë këto kritere të na shkruajnë në [email protected] deri më datën 25 tetor.

 

 

Partnerët tanë