Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Prishtinës fillon këtë të martën dhe do të hapë edicionin e saj të 10 me ROOFTOP STORY, një film nga regjisori Gazmend Nela i cili shfaqet premiere në Kosovë pas asaj të Montrealit.
![Image](/uploads/images/2018/July/16/auto_Kthimi1531748421.jpeg)
Ndërsa, gjatë javës do të jenë edhe shtatë filma të tjerë të përkrahur nga Qendra Kinematografike që do të shfaqen në këtë edicion. Këto filma janë: MARTESA nga Blerta Zeqiri, GJUMË DHE DASHURI nga Arsim Haliti, NJË TREGIM PRISHTINË nga Burbuqe Berisha, ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT nga Ilir Hasanaj, KLITHMA nga Korab Lecaj, VITI I MAJMUNIT nga Vladimir Blazevski, dhe mbyllja e festivalit do të bëhet me filmin KTHIMI nga Kastriot Abdyli.
Për më shumë informata rreth programit shikoni KËTU