close

'Kthimi' me premierë në Cineplexx të Maqedonisë

Filmi i Kastriot Abdylit, 'Kthimi' do të ketë premierën nesër, 18 prill, në kinemanë Cineplexx të Shkupit ndërsa nga 19 prill vazhdon shfaqjen në repertuar të rregullt.

Ky film flet për kontraditat e kulturës shqiptare dhe asaj euro-perëndimore si rrjedhojë e globalizimit dhe dyndjes njerëzore. Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptarë, ku si pasojë e gjendjes socio-ekonomike, çdo i ri ka ëndërr migrimin në perëndim. Edhe personazhi kryesor, Iliri (Hazir Sh. Haziri) ndjek atë ëndërr dhe emigron në Francë me një vizë fallce ku më pas martohet me një franqeze Sabinen, (Delphin Depardieu). Për shkak të çështjeve ligjore Iliri bashkë me Sabinen vijnë në fshat. Vizita e tyre bëhet e tharë kur babai i Ilirit e kupton se djali i tij është kthyer për t'u martuar me një grua të huaj, kështu duke thyer 'besën' që ai kishte dhënë.

Image

Në film luajnë: Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Selman Lokaj, Liridona Shehu, Safete Rugova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qorraj, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muzbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall, Beqir Nuredini, Shota Baraliu, Muzafer Etemi, Flerentina Ademi, Valdete Ismaili, Donika Ahmeti, Enver Halimi, Agim Sulejmani, Ramadan Malaj etj.

Image

Filmi 'Kthimi' është koproduksion mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe prodhim i 'Dardania Film' (Maqedoni) dhe 'Shkupi Film' (Kosovë) i mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Partnerët tanë