close

Hapet konkursi vjetor i QKK-së për subvencionimin e projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2018.

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka vendosur të hapë këto konkurse: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 4 maj 2018.

Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 1 maj 2018.

Aplikimi është online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë informata klikoni KËTU

 

 

Partnerët tanë