close

Fatos Berisha bëhet anëtar i Akademisë Europianë të Filmit

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës z,Fatos Berisha, nga dita e djeshmë është anëtar i rregullt i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy). Akademia Europiane e Filmit është institucion kulmor evropian me seli në Berlin, e formuar në vitin 1989 nga 40 kineast eminent si Pedro Almodovar, Bernardo Bertolucci, Federico Fellini, Wim Wenders etj, dhe me kryetarin e parë Ingmar Bergman. Tani, Akademia ka mbi 2,700 anëtarë nga industria e filmit europian, puna e së cilëve është e vlerësuar ndërkombëtarisht.

‘Ndihem jashtëzakonsht i lumtur dhe krenar. Është nder për mua, dhe njëkohësisht edhe vlerësim i punës sime të deritashmë në industrinë e filmit të Kosovës. Dua të falenderoj posaqërisht Këshillin drejtues së QKK dhe Ministrin e Kulturës z.Krasniqi për mbështetje punës dhe ideve të mia, që rezultuan me këtë aderim në Akademinë Europiane të filmit” theksoi z.Berisha pas marrjes së lajmit nga Berlini.

Kryesuesi i Këshillit drejtues së QKK, njëherit edhe vet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, me këtë rast tha: “Ftesa për antarësim nga ana e EFA-s për z.Fatos Berisha tregon njohjen që ky institucion ka për angazhimin e z.Berisha në promovimin e kinematografisë kosovare në arenën ndërkombëtare. Anëtarsimi në EFA, pos që është një nder i madh për z.Berisha, është edhe një shtytje për zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë për të cilën z.Berisha është angazhuar tejmase.”

Akademia Europiane e Filmit çdo vit zgjedh filmat më të mirë europian të filmit me votimin e anëtarëve të Akademisë, që kulmon me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të quajtur European Film Awards. Aderimi i Fatos Berishës shënon kineastin e tretë nga Kosova në European Film Academy. Përveq producentit Arben Zharku që është anëtar nga viti 2011, vitin e kaluar në EFA kishte aderuar regjisorja Blerta Zeqiri.

Partnerët tanë