close

Pervjetori i aktorit Faruk Begolli

Duke dashur të shenojmë përvjetorin e pestë të vdekjes së aktorit tonë të madh Faruk Begolli, ju informojmë dhe njëkohësisht ju ftojmë të merrni pjesë në shenimin e kësaj date. 

Me iniciativën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ftojmë të gjithë artistët, miqtë, kolegët dhe dashamirët që me 23.08.2012 (e enjte) me një ceremoni modeste të shenojmë përvjetorin e pestë të vdekjes së aktorit tonë të madh Faruk Begolli. 
Agjenda: ora 11:00, homazh tek varri i të ndjerit Faruk Begolli (varrezat e Prishtinës).
ora 12:00, takim në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës

Partnerët tanë