close

Fillon festivali SKENA UP

Fillimi i dhjetorit do të sjellë në kryeqytetin kosovar për të nëntën herë festën e filmit dhe teatrit nga të gjitha shkollat e njohura nëpër botë të kinematografisë dhe teatrit. Festivali ndërkombëtar i studentëve të filmit dhe teatrit SKENA UP është gati për të filluar edicionin e nëntë të tij. 5 dhjetori është data kur ekranet do të ndizen e perdet e teatrit do të ngrihen për tu lënë vend filmave e shfaqjeve nga e gjithë bota.

Këtë vit, SKENA UP vjen më i kompletuar dhe me një program më cilësor . Mbi 800 filma dhe mbi 50 shfaqje kanë konkurruar këtë edicion për të qenë pjesë e edicionit të nëntë. Mirëpo selektuesit e festivalit këtë vit kanë vendosur në program 58 filma në konkurrencën ndërkombëtare. Ndërkohë shtatë filma janë selektuar në konkurrencën kombëtare ndërsa 25 filma janë në Programin Special. E numri i shfaqjeve të sleketuar sivjet është 9. Këta filma do të vlerësohen edhe këtë vit nga mira të njohur të kinematografisë dhe teatrit të cilët janë në tre juritë e festivalit.

Nën kryesimin e francezit Ronald Bergan, juria e garës ndërkombëtare përbëhet edhe Delphine Lyner nga Zvicra dhe regjisori kosovar Jeton Budima. 
Juria e filmit kombëtar këtë vit përbëhet nga Stephen Lighthill nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është edhe kryetar jurie, DanieL Mulloy nga Britania e Madhe dhe Arian Krasniqi nga Kosova. Ndërsa juria e teatrit do të përbëhet nga kryetari i jurisë Brendan Ward nga SHBA, Joseba Lazkano Lizundia nga shteti Bask dhe aktorja kosovare Anisa Ismaili. Juria do të ketë për detyrë që të vlerësoj filmat që sivjet sipas drejtorit të SKENA UP janë shumë cilësor. 10 çmime do të ndahen në fund të festivalit të cilin do ta shijojnë plot 150 mysafir dhe që do të ketë përcjellje përpos nga mediat vendore edhe nga 10 ndërkombëtare si "The Guraduan" nga Britania e Madhe. Përpos filmave e shfaqjeve këtë vit edhe sesioni i diskutimeve do të jetë jashtëzakonisht interesant. Përplot njerëz të kinematografisë, teatrit e gazetar do të mund të diskutojnë dhe të japin zgjidhje për temat që kanë të bëjnë me atë se si dhe cili është roli i prodhimit të filmit e teatrit në zhvillimin e shoqërive. SKENA UP – Press Relase

Image

Partnerët tanë