close

QKK takon UAFK

Ne lokalet e Qendres Kinematografike te Kosoves u mbajt takimi i pare zyrtar mes drejtorit te QKK z.Fatos Berisha dhe kryetarit te sapozgjedhur te Unionit te Artisteve te Filmit te Kosoves, z.Lirak Celaj. Ne takim u shkembyen informacione rreth puneve te dy institucioneve. 'Takimi yne ne rrjedha normale nuk do te duhej te ishte lajm, por nje takim pune i rendomte i dy institucioneve qe kane piketakimin e njejte, e ai eshte zhvillimi i kinematografise se Kosoves. Ne shkembyem informacione rreth punes se dy institucioneve tona, dhe ne parim u dakorduam per hapat e metutjeshem te bashkepunimit te ndersjelle' theksoi z.Berisha.

Ne anen tjeter z.Celaj tha: "Nder tjerash , paraqitëm një kërkesë për të na ndihmuar çoftë me një zyrë këtu ku ndodhet edhe QKK-ja ose ndonjë hapësirë diku tjetër pasi që për kaq vite UAFK nuk ka as zyrë".

Te dy kreret e insitucioneve perkatese u pajtuan ne kerkesen e perbashket qe buxheti per filmin per vitin tjeter te rritet.

Partnerët tanë