Udheheqesit e Qendres Kinematografike te Kosoves, Kryesuesi i Keshillit drejtues Arben Zharku dhe Drejtori Fatos Berisha jane te ftuar ne ceremonine solemne te ndarjes se cmimeve Evropiane te filmit, organizuar nga
Akademia Evropiane te filmit (European Film Academy).
Ndarja e shperblimeve mbahet cdo vjet ne ndonje qytet evropian, dhe ky eshte edicioni i 24-te dhe do te mbahet ne Berlin me 3 dhjetor 2011. Z.Zharku eshte edhe anetar i Akademise Evropiane te Filmit. 'Eshte kenaqesi e veqante qe do te jemi ne ndarjen e shperblimeve, jo vetem per shkak simbolikes se prezences se QKK dhe Kosoves, por edhe per shkak te takimeve me personalitetet me te medhaja te filmit evropian qe do te kemi mundesi t'i bejme gjate dy diteve ne Berlin'.
Poashtu, i ftuar ne ceremoni eshte edhe Ministri i Kultures z.Memli Krasniqi.