close

Kosova anëtarësohet në European Film Promotions

Qendra Kinematografike e Kosovës bëhet an¨´tare e organizatës pan-evropiane të filmit European Film Promotion (EFP). Ky vendim është marrë në Asamblenë gjenerale të kësaj organizate dhe është shpallur sot.

Kosova bëhet kështu shteti i 33-të evropian që i bashkangjitet këtij rrjeti të qendrave të filmit të Evropës. Me këtë, QKK gjegjësisht Kosova merr statusin e anëtarit të barabartë me të gjitha shtetet e anëtarësuara aty.
EFP është formuar para 14 vjetëve, dhe është institucion unik për promovimin e filmave, me programe shumë të mira për aktorët (Shooting Stars), për producentët (Producers on the Move) dhe për regjisorët (Ten European Directors) që mbahen gjatë tërë vitit. Poashtu, me këtë aderim, Kosova përmes EFP do të promovojë filmat kosovar si filma evropian në tregjet e Azisë dhe Amerikës.
‘Ky është një lajm tepër i mirë për Kosovën dhe kinematografinë e Kosovës. Nuk ishte lehtë të arrijmë deri këtu. Që kur e kam marr detyrën në gusht të vitit të kaluar kam filluar aktivitetin për këtë anëtarësim. Kemi pasur edhe pengesa të shumta, dhe ka qenë proces i komplikuar, sidomos kur dihet se në këtë organizatë ka edhe shtete që nuk e kanë pranuar Kosovën, duke përfshirë edhe Serbinë. Por, në fund, e rëndësishme është që tani ne jemi anëtarë të barabartë dhe industria jonë, kineastët tonë do të kenë përfitime konkrete nga ky moment” theksoi drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha.
Edhe mediat më të mëdha që mbulojnë botën e filmit si Hollywood Reporter dhe Screen International e kanë botuar lajmin për aderimin e Kosovës në EFP.
Presidenti i European Film Promotion, danezi Christian Juhl Lemche deklaroi: ‘Jam i lumtur dhe i uroj mirëseardhje QKK-së në EFP. Shpresoj se aktivitetet e EFP do t'i ndihmojnë industrisë kosovare të filmit të promovon filmat dhe talentët ndërkombëtarisht, dhe njëkohësisht pres kontributin e QKK për vete EFP’.
EFP finansohet nga programi Media i Bashkimit Evropian dhe e ka selinë në Hamburg të Gjermanisë.

 

Partnerët tanë