close

Arben Zharku merr detyrën në QKK

Sot, në zyrat e QKK është bërë pranim-dorëzimi I detyrës së drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Drejtori I ri z.Arben Zharku I zgjedhur në konkursin e shpallur nga MKRS mori detyrën nga ushtruesi i detyrës z.Fatos Berisha.

Në një ceremoni rasti, ishin të pranishëm edhe Komisioni I pranim-dorëzimit i MKRS-së në përbërje prej znj.Kimete Berisha, Valon Kashtanjeva dhe Alban Berisha.

Pas procesit të pranim-dorëzimit, drejtori në largim z.Berisha deklaroi: ‘I dëshiroj shumë fat dhe suksese z.Zharku. Duke marrë parasysh që ai ishte pjesë e rrugëtimit tonë gjatë këtyre dy viteve, është njohës i mirë i proceseve në QKK dhe industrisë së filmit, jam i bindur që do të vazhdon punën e nisur, dhe për më shumë do ta avanson më tutje.’

Ndërsa drejtori i ri i QKK-së, z.Zharku me të marr detyrën tha: ‘Pas punës së shkëlqyer të drejtorit të deritashëm z.Berisha nuk do të jetë lehtë të tejkalohen sukseset. Gjatë kësaj kohe që udheheqi Berisha, QKK-ja është hapur me botën, anëtarësimi në European Film Promotion, prezenca në festivalet më të mëdhaja, koproduksionet me shtetet tjera, marreveshja me FAMU, janë vetëm disa nga sukeset. Do të vazhdojmë rrugën e trasuar. Fakti që kemi bërë nje pranim-dorëzim të tillë të punëve tregon për një pjekuri dhe një normalitet që do të duhej të ishte shembull. I dëshirojmë z.Berisha fat dhe suksese në punët e ardhshme’.
Drejtori Berisha ishte zgjedhur në detyrë në gusht të vitit 2011.

Partnerët tanë