close

QKK sjell dy kineastët me famë botërore

Të gjithë regjisorët dhe të apasionuarit pas filmit këtë herë në Dokufest do të kenë mundësinë të takojnë dy fituesit e çmimit Oscar të cilët vijnë për të ligëruar rreth filmit.

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Dokufest organizojnë një punëtori nga Richard Pearce dhe një ligjeratë nga Lynzee Klingman.

Richard Pearce është regjisor dhe kameraman, i njohur për filmin Hearts and Minds – dokumentari për luftën në Vietnam që ka fituar çmimin Oscar si Dokumentari më i mire. Ai është fitues i çmimit “Golden Bear” në Berlin International Film Festival me filmin Heartland. Në Dokufest do të vijë me punëtorinë 3-ditore Stories we tell – Punëtori për tregim të storieve me kamerë drejtuar filmëbërësve të rinj.

Ndërsa Lynzee Klingman është montazhere e njohur amerikane. Ajo ka punuar në filma të njohur botërisht si Hearts and Minds, One Flew Over the Cuckoo's Nest, Man on the Moon, City of Angels, Hair etj. Ajo ka qenë e nominuar për çmimin Oscar me filmin One Flew Over the Cuckoo’s Nest i cili ka fituar si Fotografia më e mirë, ndërsa montazherja ka fituar çmimin BAFTA. Lynzee Klingman në Dokufest do të mbajë një ligjeratë mbi aspektet kreative të editimit të filmave fiksion dhe dokumentar.

Në faqen e Dokufest mund t’i merrni informatat më të hollësishme dhe ne presim të ju takojmë në ligjerata!

Partnerët tanë