close

“Tri Dritare dhe Një Varje” fiton çmimin CINEUROPA në Festivalin e Filmit të Sarajevës

Filmi i metrazhit të gjatë pas premierës botërore në Sarajevo Film Festival është kthyer në kryeqytet me çmimin CINEUROPA. Filmin e regjisorit të njohur Isa Qosja e pret një rrugë e gjatë në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Në intervistën e dhënë për Cineuropa regjisori Isa Qosja është shprehur për festivalin e Sarajevës: “Më motivon më shumë se çdo festival tjetër. suksesi në këtë festival është ajo që më shtyn të punoj si regjisor. Besoj qe është e njejta gjë edhe për kinemanë kosovare në përgjithësi.”

"Tri dritare dhe një varje” është film i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe do të ketë premierën kombëtare në Prishtinë me datën 4 shtator në Kinemanë ABC.

Partnerët tanë