LOST FRAMES, filmi i parë i metrazhit të gjatë nga Samir Karahoda, me producent Valon Bajgorën, është një nga 3 projektet e përzgjedhura nga 140 aplikime për TorinoFilmLab Co-Production Fund 2026.
Projekti përfiton një grant prej €50,000, së bashku me sesione të përshtatura konsulence me ekspertë ndërkombëtarë, që do ta mbështesin filmin në fazat e ardhshme të produksionit.
LOST FRAMES është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Prodhuar nga SK Pictures & Ikone Studio (Kosovë), Donkey Film (Gjermani), Donkey Studio (Austri), Kazak Production (Francë) dhe OnFilm Production (Shqipëri).