Regjisorja Belkis Bayrak është vlerësuar me Best Director Award 2026 në kuadër të PriFest - Prishtina International Film Festival, për filmin “GULIZAR”.
Filmi “GULIZAR”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ka në ekipin e tij të produksionit edhe producenten kosovare Valmira Hyseni.
Çmimi për Belkis Bayrak vlerëson punën e saj regjisoriale në filmin “GULIZAR” dhe i shtohet listës së çmimeve të ndara në edicionin e këtij viti të PriFest.