close

ASTRIT KABASHI FITON ÇMIMIN PËR AKTORIN MË TË MIRË NË PRIFEST

Aktori kosovar Astrit Kabashi është shpërblyer me Best Actor Award 2026 në kuadër të PriFest - Prishtina International Film Festival, për interpretimin e tij në filmin artistik “Shame and Money”, me regji nga Visar Morina.

Kabashi u vlerësua për interpretimin e tij në filmin që trajton marrëdhëniet njerëzore dhe përplasjet sociale përmes një rrëfimi të vendosur në realitetin bashkëkohor.

“Shame and Money”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ka vazhduar rrugëtimin e tij në festivale ndërkombëtare, duke u vlerësuar edhe më herët në skenën e festivaleve.

Partnerët tanë