Filmi i shkurtër “Life After a Lifetime and Endless Rebirths”, me regji nga Leart Rama, do ta ketë premierën në Oldenburg International Film Festival, ku është përzgjedhur në Official Competition të edicionit të 33-të të festivalit.
Filmi, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhuar nga Katarzë Films, në bashkëprodhim me Awuss Rental.
Në kastin e filmit janë Albina Krasniqi, Kosovare Krasniqi, Redon Kika dhe Sheqerie Buqaj, ndërsa në role të veçanta paraqiten Aurora Susuri Gunga, Gia Moth, Gresa Nuredini.
Producent është Redon Kika, line-producente Valmira Hyseni, montazhi është realizuar nga Enis Saraci, drejtor i fotografisë është Mostafa El Kashef, ndërsa drejtoreshë artistike është Jeta Veseli. Kostumet janë realizuar nga Anisa Bina, Muzika Genc Elezaj, Edona Vatoci dhe Alma Bektashi.