close

TRE FILMA TË MBËSHTETUR NGA QKK NË DOKUFEST 2026

Tre filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të jenë pjesë e edicionit të sivjetmë të DokuFest, duke shënuar edhe një prezencë të rëndësishme të kinematografisë kosovare në festivalin më të madh të filmit në vend.

"Dance", me regji të Hana Bucalija, do të ketë premierën e tij në DokuFest, duke sjellë para publikut një nga projektet më të reja të mbështetura nga QKK.

Në programin e festivalit është përzgjedhur edhe filmi i shkurtër "Keep Going", me skenar dhe produksion nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi. Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gjithashtu, "Sytë e Bernës", me regji të Ermal Gerdovcit, skenar nga Patrik Lekaj dhe producente Trendelina Halili, do të ketë premierën e tij kombëtare në DokuFest. Me Arta Selimin në rolin kryesor, filmi i bashkohet programit zyrtar të festivalit pas një rrugëtimi të suksesshëm ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtyre tre filmave në DokuFest dëshmon vazhdimisht cilësinë e projekteve të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe rëndësinë e festivalit si platformë për prezantimin e filmit kosovar para publikut vendor dhe ndërkombëtar.

Partnerët tanë