close

BUKURIA E GOMARIT NË PANORAMA SUISSE TË LOCARNO FILM FESTIVAL

Dokumentari "Bukuria e Gomarit", me regji nga Dea Gjinovci, do të shfaqet në kuadër të programit Panorama Suisse në edicionin e 79-të të Locarno Film Festival.

Panorama Suisse është një nga programet më të rëndësishme të festivalit, i dedikuar promovimit të kinematografisë zvicerane, duke prezantuar çdo vit një përzgjedhje të filmave dokumentarë dhe artistikë më të spikatur.

Filmi do të shfaqet më 11 gusht 2026, në Palexpo (FEVI), dhe pas projeksionit do të mbahet një sesion pyetje-përgjigje me regjisoren Dea Gjinovci dhe ekipin e filmit.

"The Beauty of the Donkey" është një bashkëprodhim i Astrae Productions, Unseen Films, Haut et Court DOC dhe RTS – Radio Télévision Suisse, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga Kosova në ekipin e produksionit.

Filmi vazhdon rrugëtimin e tij në festivalet ndërkombëtare, duke qenë pjesë e një prej ngjarjeve më prestigjioze të kinemasë evropiane.

Partnerët tanë