Filmi "Shame and Money", me skenar dhe regji nga Visar Morina, është fitues i Cinemasters Award në Filmfest Munich, duke shtuar një tjetër vlerësim të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar.
Filmi është një bashkëprodhim i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, në bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl.
I mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, së bashku me partnerë dhe institucione evropiane, "Shame and Money" vazhdon të afirmojë kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar vlerën e bashkëprodhimeve dhe potencialin e autorëve nga Kosova.
Ky çmim përfaqëson një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe një konfirmim të jehonës së tij në skenën ndërkombëtare të kinemasë.