close

LULJA E PARË ME PREMIERË BOTËRORE NË LOCARNO FILM FESTIVAL

Jemi jashtëzakonisht krenarë të njoftojmë se filmi i shkurtër "Lulja e Parë", me skenar dhe regji nga Astrit Ismaili, do të ketë premierën e tij botërore në edicionin e 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Locarno, ku është përzgjedhur në Concorso Nazionale në kuadër të programit Pardi di Domani.

Realizuar si një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Holandës, filmi është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Skenari dhe regjia: Astrit Ismaili
Producentë: Dardan Hoti, Isobel Dryburgh dhe Astrit Ismaili
Drejtori i fotografisë: Abel Joris van Dijk
Skenografia: Carolin Gieszner dhe Jeta Veseli
Kostumografia: në bashkëpunim me Departamentin e Dizajnit të Modës në ArtEZ University of the Arts, përfaqësuar nga Stephanie Schuitemaker dhe Johannes Offerhaus (ZELT, Klasa 2024)
Stilizimi dhe dizajni i palltos (Kosovë): Arbnor Brahimi
Montazhi dhe dizajni i zërit: Jasper de Bruin dhe Astrit Ismaili
Miksimi i zërit: Cesi Denise Nolten
Dizajni grafik: Edoardo Ferrari
Muzika origjinale dhe kënga "The First Flower": Astrit Ismaili, prodhuar nga Vincent Arp, Katu, Obsequeen dhe Nömak.

Në film interpretojnë: Astrit Ismaili, Han Li, Barros de Sousa, Mavi Veloso, Vincent Riebeek, Ahmed El Gendy, Yuri Gaspar, Ro Buur, JeanPaul Paula, Edon Shileku, Florist Bajgora, Jan Berisha Nokshiqi dhe Fabian Reichle.

Partnerët tanë