Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që DUA, filmi nga Blerta Basholli, me producent Valon Bajgora dhe bashkë-skenariste Nicole Borgeat, është vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65-të të Semaine de la Critique.
Ky është një moment shumë i veçantë për gjithë ekipin që ka punuar me përkushtim e dashuri në këtë film, dhe arritje e madhe për kinematografinë tonë. Urime të gjithë ekipit!