emi jashtëzakonisht krenarë me premierën botërore të DUA në La Semaine de la Critique. Një natë e paharrueshme për gjithë ekipin e filmit dhe një pritje e jashtëzakonshme nga publiku që na emocionoi pafund.
Me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, filmi është prodhuar nga Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka (Ikonë Studio), dhe bashkëprodhuar nga Britta Rindelaub & Thomas Reichlin (Alva Film), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions).
Filmi sjell një performance të fuqishme nga Pinea Matoshi në rolin e Duas, përkrah kastit të mrekullueshëm: Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.