Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që kanë nisur xhirimet e filmit debut me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Filmi është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi sjell një rrëfim intim ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Mes fytyrave të lumtura, mbërrin Selvia me një lajm që ua këput buzëqeshjet.
Kasti:
Rozafa Çelaj, Era Balaj, Flamur Ahmeti, Aron Bajgora, Gentrit Shala, Molika Maxhuni, Selvete Krasniqi, Lira Bytyqi, Eli Gashi, Oland Mexhuani, Arbit Zymeri, Leona Bobi, Jori Bobi, Noar Bajgora, Andrra Bajgora
Ekipi:
DOP dhe montazha: Leart Rama
Skenografi: Deltina Syla
Kostumet: Yllka Hashani
Grimi: Lidona Berisha
Zëri dhe miksimi: Labinot Sponca
Props: Blerim Shala, Qendresa Isufi
First AD: Laura Bunaj
DIT: Rolind Maloku
PA: Armir Prenaj, Altion Syla