close

LUANA BAJRAMI PJESË E FILMIT FITUES TË OSCAR “TWO PEOPLE EXCHANGING SALIVA”

Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është shpërblyer me çmimin Oscar për Filmin më të Mirë të Shkurtër (Live Action Short Film) në ndarjen e Academy Awards 2026.

Një moment i veçantë krenarie për kinemanë kosovare është pjesëmarrja e aktores Luàna Bajrami, e cila është pjesë e kastit të këtij projekti fitues. Pas sukseseve të vazhdueshme në skenën ndërkombëtare të filmit, Bajrami vazhdon të përfaqësojë me dinjitet talentin e artistëve kosovarë në industrinë botërore të kinemasë.

Filmi është realizuar nga regjisorët Natalie Musteata dhe Alexandre Singh, ndërsa në kast luajnë Zar Amir Ebrahimi, Luàna Bajrami dhe Aurélie Boquien, me narracion nga Vicky Krieps.

Partnerët tanë