close

QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS NË EUROPEAN FILM MARKET 2026

Qendra Kinematografike e Kosovës përmbylli me sukses pjesëmarrjen në European Film Market, i cili u mbajt nga 12–18 shkurt në kuadër të Berlin International Film Festival, Berlinale.

Gjatë këtyre ditëve intensive të marketit, u zhvilluan takime të rëndësishme me programerë festivalesh, përfaqësues të qendrave evropiane të filmit, producentë dhe partnerë. Këto takime hapën mundësi të reja bashkëpunimi, bashkëprodhimi dhe programe edukative për kineastët tanë, duke forcuar prezencën dhe rrjetëzimin ndërkombëtar të industrisë sonë audiovizuale.

Jemi veçanërisht krenarë për arritjet e artistëve tanë në këtë edicion:
- Fatlume Bunjaku, e përzgjedhur si pjesë e programit prestigjioz European Shooting Stars, si kandidate nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.
- Leart Rama i përzgjedhur në Berlinale Talents në mesin e mbi 3,400 aplikantëve nga e gjithë bota, në një program ku pranohen vetëm 5% e aplikuesve çdo vit.

Partnerët tanë